Telegrafi

Trajneri i Romës, Fonseca: Kumbulla nuk luan në ndeshjen e parë, duhet të mësojë si luajmë ne

Marash Kumbulla është tashmë lojtar i Romës, duke bërë një hap të madh në karrierën e tij.

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca, ka folur për transferimin e tij, duke shtuar se nuk do të debutojë në ndeshjen e parë që e luan ndaj Veronas.

Në konferencën për shtyp trajneri i Romës ka theksuar faktin se lojtari ka vetëm pak ditë në dispozicion dhe i duhet kohë që të kuptojë menjëherë filozofinë e lojës.

 

“Le të shohim. Kumbulla vetëm sapo ka mbërritur dhe unë nuk mendoj se është gati për ta nisur nga fillimi”.

“Ai duhet të kuptoj mënyrën sesi ne luajmë, është e ndryshme nga ajo te Verona. Por unë jam i gëzuar për faktin se më është dukur një djalosh inteligjent dhe që kuptonte gjithçka nga këshillat e dhëna”, u shpreh Fonesca. /Telegrafi/