Site icon Telegrafi

Trajneri i RB Leipzig, Marsch: Gjyqtari i ndeshjes, duket se donte autograf nga Neymar

Trajneri i  RB Leipzig, Jesse Marsch, u ankua në konferencë për shtyp pasi ndeshjes me Paris Saint Germain, që u mbyll baras 2-2.

Trajneri amerikan ishte shumë aktiv gjatë gjithë ndeshjes dhe në disa raste edhe kritik gjyqtarit suedez, Andreas Ekberg, ku mori edhe një karton të verdhë.

“Nëse jam i sinqertë, në shumë momente ishte sikur gjyqtari donte një autograf nga Neymar pas ndeshjes”, u ankua Marsch.

“Respekt më shumë për skuadrat e mëdha sesa për ato të vogla”, nënvizoi ai.

Matematikisht, skuadra gjermane nuk mund të kualifikohet më në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, por ka ende gjasa për Ligën e Evropës.

Në këtë frymë, trajneri i Leipzig ka uruar lojtarët e tij pas një ndeshjeje.

“Ishte fantastike të kishim Neymar, Di Maria, Mbappe në Leipzig… por le të kemi një lojë normale ku të gjithë mund të themi se ishte e drejtë”.

“Edhe penalltia e dytë ishte E qartë, por duhej VAR për ta parë. Përndryshe sigurisht që nuk do të kishte ndodhur”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version