Site icon Telegrafi

Trajneri i Rangers, Van Bronckhorst: Jemi këtu me meritë, tani duam të dërgojmë trofeun në shtëpi

Trajneri i Rangers, Giovanni van Bronckhorst ka folur në konferencë para finales së madhe të Ligës së Evropës ndaj Eintracht Frankurt.

Liga e Evropës do ta zhvilloj sot (e mërkurë) finalen e madhe midis Eintracht Frankfurt dhe Rangers, që do të luhet nga ora 21:00 në stadiumin ‘Sanchez Pizujan’.

Në qytetin spanjoll Sevilla, skuadrat do të luajnë një finale që vlen shumë, jo vetëm për histori, por edhe për faktin se fituesi do të marrë automatikisht një vend për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Eintracht Frankfurt - Rangers: Formacionet e mundshme, analizë, statistika dhe parashikim për finalen e Ligës së Evropës

Trajneri i Rangers, Van Bronckhorst, i cili në të kaluarën e tij si lojtar ka fituar pesë trofe me këtë skuadër, ka triumfuar në arenën evropiane dhe shpreson që diçka të tillë ta përsërisë edhe në postin e trajnerit.

“Jam shumë krenar për këtë arritje. Jo shumë lojtarë mund të luajnë finalet evropiane. Nuk është për çdo lojtar dhe çdo skuadër”, ka thënë fillimisht Bronckhorts në konferencë.

Lexo po ashtu Trajneri i Eintracht Frankurt, Glasner: Finalja është gjithçka, fitojmë edhe për tifozët

“Ne jemi këtu sepse e merituam dhe tani nuk duam të ndalemi, duam të dërgojmë trofeun në shtëpi”.

“Kur të jemi në fushë duhet të harrojmë çdo gjë, duhet të bëjmë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje. Është e një ndjesi e jashtëzakonshme”, përfundoi trajneri i skocezëve. /Telegrafi/

Exit mobile version