Site icon Telegrafi

Trajneri që fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, Carlos Bilardo ende nuk e di për vdekjen e Maradonas

Carlos Bilardo ende nuk e di që legjenda Diego Maradona u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare javën e kaluar pas një sulmi në zemër.

Bilardo ishte trajner i Maradonas me ekipin kombëtar të Argjentinës, duke fituar së bashku Kupën e Botës së vitit 1986, si dhe në Sevilla në sezonin 1992/93.

Vëllai i Bilardo, Jorge, zbuloi kohëve të fundit se tregimi i tij i lajmeve të trishtueshme mund të ndikojë në shëndetin e tij, i cili është i qëndrueshëm pasi ai u largua nga një klinikë disa javë më parë pasi mori nën kontroll sëmundjen neurologjike sindromën Hakim-Adams.

Lexo po ashtu Disa nga thëniet legjendare të ikonës argjentinase të futbollit, Diego Maradona

Sidoqoftë, Bilardo thuhet se shikon shumë televizion dhe në një moment do ta zbulojë të vërtetën e vdekjes së Maradonës.

Familja e ka prerë kabllon duke thënë se ka probleme me kompaninë televizive, kështu që Bilardo e kalon kohën e tij duke parë seriale në ‘Netflix’.

Bilardo dhe Maradona në vitin 1986

Megjithatë, familja beson se ai do ta zbulojë përfundimisht dhe se Jorge ka thënë se planet janë në lëvizje për t’ia dhënë lajmin butësisht.

“Vdekja e Maradonas është diçka që do të zgjasë katër, pesë ose njëzet ditë në media dhe që i ndërlikon gjërat sepse Bilardo shikon televizion dhe shumë ndeshje”, ka thënë fillimisht Jorge për Cielo Sports.

“Unë fola me Oscar Ruggeri dhe ai do ta takojë me dy ose tre djem të tjerë nga ekipi kombëtar i vitit 1986 për të parë se si është. Ne do të shohim se si ai reagon dhe çfarë ndodh”.

Lexo po ashtu “Dora e Zotit”, goli dhe deklarata e paharrueshme e Diego Maradonas në botërorin e vitit 1986

“Diego do të thotë shumë në jetën e tij. Kishte një lidhje me Coco Villafane, babai i Claudias gruas së tij. Ne e ndërtuam shtëpinë për të dhe e mobiluam atë”.

“Gruaja ime shkoi me Claudian për të blerë rroba për vajzat, dhe në fakt Claudia shkoi dy ose tre herë për të parë Carlos kohëve të fundit”, përfundoi vëllai i Bilardos. /Telegrafi/

Exit mobile version