Trajneri i PSG-së, Unai Emery, ka bërë aludimin më të madh deri tash për transferimin e superyllit të Barcelonës, Neymar.
Neymar është një nga synimet kryesore transferuese të PSG-së dhe Emery ka bërë të ditur se kërkon një lojtar të profilit të tillë.
“Neymar? Klubi dhe tifozët do të ishin të kënaqur ta shohin atë. PSG duhet të ketë një lojtar që është në top 5-6-7 të botës ashtu sikurse lojtarë të tjerë të fortë. Nuk është e lehtë, ai mund të vijë, por nuk i dihet”, u shpreh tekniku spanjoll për L’Equipe.
Emery foli edhe për Alexis Snachezin dhe Mbappen, të cilët i ka quajtur lojtarë të mirë. /Telegrafi/