Site icon Telegrafi

Trajneri i Prishtinës, Ramadani: Objektivi ynë nga fillimi ishte titulli kampion

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ndihet i lumtur me fitoren ndaj Llapit, teksa ka shtuar se ekipi i tij nga fillimi e ka pasur objektiv fitimin e titullit.

Prishtina ka fituar në shtëpi me rezultat 2-0 ndaj Llapit në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës.

Golat në këtë fitore të kryeqytetasve u shënuan nga Besnik Krasniqi (30’) dhe Alban Shillova (34’) dhe kjo fitore e ka kënaqur trajnerin Ramadani.

Lexo po ashtu Prishtina vazhdon me formën e lartë - fitore komode ndaj Llapit

“Nga fillimi i kampionatit kemi pasur objektiv kryesor titullin e kampionit”, ka thënë fillimisht trajneri i Prishtinës pas ndeshjes.

“Në fazën e parë nuk arritëm të instalonim filozofinë tonë të lojës dhe na kushtuan me disa rezultate jo shumë të mira. Se a do të festojmë në xhiron e fundit apo ajo mbetet të shihet, ne jemi në rrugën e duhur”.

“Futbollistët duhet të mendojnë vetëm për ndeshjen e radhës dhe të japim maksimum në secilën prej tyre”.

“Deri tani e kanë kryer detyrën me shumë sukses dhe për këtë unë dëshiroj t’i përgëzoj ata. Tashmë kalendari shkon duke u vështirësuar dhe natyrisht që nuk do të jetë e lehtë as për ne”, përfundoi Ramadani. /Telegrafi/

Exit mobile version