Zekirija Ramadani ka debutuar në mënyrën më të mirë si trajner i FC Prishtinës, teksa në kuadër të xhiros së parë ka fituar bindshëm ndaj Drenicës (3-0).
Trajneri shkupjan ka mbetur i kënaqur me lojën e treguar nga futbollistët e tij.
“Përpos faktit që fituam, më gëzoi edhe porta e paprekur. Serioziteti i lojtarëve ishte maksimal. Mësuam edhe nga ndeshja e djeshme ku pati befasi”.
Ramadani më pas ka folur edhe për presionin e titullit, ndërkohë që ka deklaruar se skuadra e tij do të futet nga ndeshja në ndeshje.
“Do t’i marrim ndeshjet një nga një. Presion për titull ka, por ne do të japim maksimumin. Kemi futbollistë shumë të mirë, nuk e kam pasur aspak problem, këtu ndjehem shumë rehat”, ka thënë Ramadani për “Art Sport”.
Në kuadër të xhiros së dytë skuadra e Prishtinës do të takohet me Arbërinë. /Telegrafi/