Site icon Telegrafi

Trajneri i Prishtinës gjen fajtorin për barazimin me Drenicën

Prishtina është ndalur me barazim 1-1 në shtëpi nga Drenica në kuadër të javës së 30-të në BKT Superligën e Kosovës.

Bardhëeklatrit nuk po arrijnë të vazhdojnë me formë të mirë, gjë që po u kushton në luftën për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar.

Pas ndeshjes, trajneri Abdullah Ibrakovic ka thënë se gabimet e shumta në mbrojtje, po u kushton me lëshimet e pikëve.

Lexo po ashtu Prishtina dhe Drenica ndahen në paqe në kryeqytet

“Shumë gabojmë në mbrojtje, kjo po na ndodhë në shumë ndeshje. Duhet të bëjmë më të mirën me këtë që e kemi”.

“Nuk kemi gjetur zgjedhje ndaj mbrojtjes së fortë të Drenicës”, ka deklaruar Ibrakovic pas ndeshjes për Art Sport.

Ndeshjen e radhës Prishtina e zhvillon në udhëtim te Gjilani, derisa Drenica është nikoqire e Ulpianës. /Telegrafi/

Exit mobile version