Telegrafi

Dallku: Nuk na u dha një penallti ndaj Dritës

Armend Dallku është ankuar në referim në barazimin 1-1 të Prishtinës ndaj Dritës në kudër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës.

Bardhekaltrit ishin duke fituar deri në fund të takimit, mirëpo në minutën e 80-të mysafirët i barazuan shifrat.

Dallku ka thënë pas ndeshjes se iu mohua një penallti e pastër, duke pranuar më pas se gjasat për titull u janë zbehur ku kanë mbetur vetëm edhe tri xhiro.

Lexo po ashtu Nuk ka fitues në "Fadil Vokrri": Prishtina dhe Drita ndajnë pikët

“Gjasat tashmë janë zvogëluar shumë, në çdo ndeshje kemi potencuar se luajmë për tre pikë, kishim mungesa sot në mesfushë me Zybën dhe Ahmetin, dhe ndoshta që nuk na dha mundësi të freskohet ky repart i yni”, ka thënë ai për Super Sport Kosova.

“Bëmë një lojë të mirë, kishim edhe një penallti dhe për mendimin tim, ajo nuk na u dha, e që ishte 100 për qindtë, por kjo të mbetët në ndërgjegje të referit”.

“Ne kemi pasur raste që nuk na u dhanë penallti si në Podujevë dhe këtu ndaj Drenicës, dhe ky ishte rasti i tretë që nuk na jepet në favor tonin”.

“Mesa di unë, ndaj Dritës nuk janë dhënë penallti në 2-3 vitet e fundit, dhe sa më kanë thënë, ishte Florent Hasani që iu ka shënuar nga 11 metra e i cili luan tashmë në Hungari”, përfundoi Dallku.

Prishtina është në vendin e katërt me 58 pikë dhe tani duket se i ka mbetur vetëm tentimi për të luajtur në Ligën e Evropës. /Telegrafi/