Trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakovic ka mbetur relativisht i kënaqur me barazimin ndaj Drenicës.
Drenica dhe Prishtina kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në BKT Superligën e Kosovës.
Kampioni aktual i Kosovës ka shkuar në pesë ndeshja pa fitore, pasi pas katër humbjeve radhazi, nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim te Drenica, e cila nuk di për humbje në pranverë.
“Në Prishtinë gjithmonë është presion, si fitove si humbe. Në këto dy ndeshjet e fundit nuk mund të jem aq i zhgënjyer shkaku i angazhimit të lojtarëve”, ka thënë fillimisht Ibrakovic pas ndeshjes.
“Në këtë ndeshje nuk mund të themi se nuk kemi pas raste, por ato që i kishim nuk i realizuam dhe për këtë po vijmë në këto situata”.
“Problemet financiare janë personale brenda klub, por ajo që është e rëndësishme është se e kemi përtëri ekipin dhe në çdo ndeshje do të bëjmë më mirë”, përfundoi trajneri i Prishtinës. /Telegrafi/