Site icon Telegrafi

Trajneri i Prishtinës i ashpër me lojtarët, kërkon fitore në pjesën e dytë ndaj rusëve të Enisey

Sigal Prishtina është në disavantazh pas pjesës së parë ndaj BC Enisey nga Rusia me rezultat 45-39.

Ekipi nga kryeqyteti pati epërsinë, por ndoqi rezultatin për periudha të gjata të pjesës së parë.

Kjo nervozoi trajnerin Jernonimo Sarin, i cili gjatë “time outeve” ishte shumë i ashpër ndaj lojtarëve të tij, shkruan Telegrafi.

“Çka dreqin po bëni? Luani më fortë, kërkoni më shumë koshin. Krijoni hapësirë për bashklojtarët tuaj me splits dhe motion. Çka po bëni kështu? Ju mund t’i mposhtni këta sepse këtë ishim afër ta bënit në Rusi”, u shpreh trajneri Sarin.

Mbetet të shihet nëse do t’ia dalë Prishtina të kthehet fuqishëm në pjesën e dytë të takimit. /Telegrafi/

Exit mobile version