Site icon Telegrafi

Trajneri i Prishtinës, Ramadani: Përgjegjësinë për humbje e marr unë, na mungon konkretizimi

Prishtina ka regjistruar humbjen e parë, krahas një barazimi e një fitoreje.

Kryeqytetasit u mposhtën nga Trepça’89, ku tani na tri ndeshje kanë katër pikë.

Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, mori përgjegjësinë totale për humbjen, por kishte edhe kritika tjera.

“Kemi bërë gjëra që nuk na kanë hije si klub, kjo humbje na demoralizon, por duhet gjetur forcën për t’u rikthyer”.

“Na mungoi goditja finale, pra konkretizimi, sidomos pjesa e parë ishte më e mirë. Gjithsesi, ajo që është e rëndësishme, përgjegjësinë më të madhe e kam unë”, ka thënë Ramadani për “Art Sport”.

Prishtina në  fundjavë e pret Llapin në “Zahir Pajaziti”. /Telegrafi/

Exit mobile version