Fernando Santos ka folur në konferencën për shtyp pas humbjes ndaj Uruguait në 1/8-tën e Kupës së Botës “Rusia 2018”.
Portugalia ka humbur nga Uruguai me rezultat të ngushtë 2-1, me kombëtaren nga Amerika Latine që e sheh veten në çerekfinale.
Kjo humbje sipas trajnerit Santos është trishtuese për Portugalinë dhe popullin e saj, pasi kombëtarja e tyre u mundua shumë gjatë 90 minutave dhe bëri më të mirën.
“Para së gjithash, përgëzime për Uruguain. Është shumë trishtuese për Portugalinë, pasi e dimë se sheshet ishin plot në përkrahjen tonë dhe se njerëzit me të vërtetë po rrënjosen për ne”, ka thënë fillimisht Santos pas ndeshjes.
“Mund të ndiejmë praninë e tyre me ne dhe ka një trishtim të vërtetë në zhveshtore që ne nuk ishim në gjendje për ta bërë atë për ta”.
“Në futboll, nuk ka fitore morale dhe do të kisha preferuar të luaja më keq dhe të fitoj ndeshjen”.
“Por, unë mendoj se pjesa e dytë ishte shumë e mirë nga ne në aspektin e dëshirës dhe vendosmërisë sonë për të shënuar”.
“Ne u përpoqëm për më të mirën dhe mendoj se luajtëm një lojë të mirë, por edhe pse gjithmonë duam të fitojmë, kësaj radhe humbëm”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/