Telegrafi

Trajneri i Portugalisë, Santos: Mendojmë për ndeshjen e ardhshme, do të përpiqemi të fitojmë

Fernando Santos (Getty Images)

Fernando Santos ka folur pas ndeshjes Portugali-Iran, e cila përfundoi me barazim 1-1.

Portugalia ka arritur ta sigurojë kalimin tutje nga Grupi B, pasi pas barazimit 1-1 me Iranin, ka përfunduar në vendin e dytë.

Kjo fitore i ka parë të lumtur portugezët, të cilët në saje edhe të fatit kaluan tutje pasi mund të pranon gol në minutat e fundit të ndeshjes.

Sipas trajnerit të Portugalisë, ekipi kombëtar i tij tani duhet të mendoj për raundin e ardhshëm dhe kundërshtarin e radhës.

Portugalia ka siguruar kualifikimin nga vendi i dytë  (Getty Images)

“Gjëja e rëndësishme është të mendoni për ndeshjen e radhës, atë të raundit të 16-tës”, ka thënë fillimisht Santos pas ndeshjes.

“Të mendojmë ta njohim kundërshtarin tonë dhe pastaj të përgatiteni mendërisht dhe fizikisht, pavarësisht nëse është Uruguai apo nikoqiri”.

“Natyrisht, këto janë rrethana të ndryshme, nikoqirët kanë mbështetje të madhe dhe kanë pasur një turne shumë të mirë, ndërsa Uruguai ka lojtarë me kualitet të lartë dhe lojtarë të mëdhenj dhe ata janë të shkëlqyeshëm – por edhe Portugalia”.

“Ne kemi armët tona dhe ne do të përpiqemi të fitojmë”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/