Telegrafi

Trajneri i Portugalisë lavdëron Ronaldon dhe Pepen

Trajneri i Portugalisë Fernando Santos, ka lavdëruar Pepen dhe Cristiano Ronaldon pas fitores kundër Polonisë në çerekfinale të Euro 2016.

Portugezët mposhtën polakët pas penalltive, pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë përfundoi 1-1.

Santos ka insistuar se Portugalia “ishte ekipi më i mirë në një ndeshje të vështirë” dhe zgjodhi Pepen e Ronaldon si yjet që shkëlqyen ndaj Polonisë.

“Ne ishim ekipi më i mirë në një ndeshje të vështirë. Duhet t’i urojmë lojtarët. Përfunduam me disa lëndime pas vazhdimeve”, ka thënë Santos, transmeton Koha.net.

“Jam i bindur se kjo është ajo që e ka ëndërruar vendi jonë. Nuk dua të përqendrohem në lojtarët individual, por Pepe dhe Cristiano luajtën shumë mirë”.

Portugalia në gjysmëfinale pret Belgjikën ose Uellsin. Këto dy ekipe do të përballen sot.