Site icon Telegrafi

Trajneri i Portugalisë beson te fitorja, por e pranon se Franca është favorite

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos është shprehur se do të ishte i lumtur që të fitonte pa meritë finalen kundër Francës, ashtu siç i kanë thënë deri më tani në këtë Evropian.

Portugalia fitoi vetëm gjysmëfinalen kundër Uellsit brenda 90 minutave të kohës së rregullt, të gjitha ndeshjet e tjera ishte me rezultat të barabartë për kohën e rregullt.

“Do të doja që ata ta thoshin përsëri këtë. Që ne jemi kështu e ashtu, që ne fituam pa meritë. Kjo është ajo që do të doja ta thoshin, që ne nuk e merituam. Kjo do të ishte e mrekullueshme. Do të shkoja në shtëpi shumë i lumtur, dhe do të shkoj në shtëpi shumë i lumtur”, është shprehur Santos, raporton Goal.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Euro 2016

Ai më tutje është shprehur se Franca sigurisht që është favoritë për këtë përballje, por në finale është i bindur se do të fitojë Portugalia, transmeton Koha.net

“Më parë thosha se Portugalia mund të arrijë në finale dhe të fitojë, ishim një nga kandidatët. Gjithmonë kam thënë se janë tre favoritë, Spanja, Gjermania dhe nikoqiri Franca. Francezët janë në shtëpi, janë në finale dhe kanë shumë potencial, prandaj janë favoritë. Por nëse do të fitojnë apo jo kjo është një çështje krejtësisht tjetër. Mendoj se Portugalia do të fitojë”, është shprehur trajneri i Portugalisë.

Exit mobile version