Porto arriti të ndalte Manchester Cityn mbrëmë në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, pasi ndeshja përfundoi pa gola në Portugali.
Citizens e dominuan ndeshjen me 68% të posedimit të topit, me 18 gjuajtje në portë, për dallim nga kundërshtarët që kishin vetëm dy.
Por, kjo statistikë në fund doli të jetë e dështuar, shkaku që City nuk arriti të shënonte asnjë gol me Ruben Diasin që kishte shansin më të mirë të takimit.
Guardiola abriu a conversa, Sérgio Conceição fechou 🤭 #ChampionsELEVEN pic.twitter.com/24eu3hV5df
— DAZN Portugal (@DAZNPortugal) December 1, 2020
Pep Guardiola pas ndeshjes ka thënë: “Kemi sulmuar, kemi luajtur një ndeshje të mirë, por Porto kishte shumë lojtarë në mbrojtje. Në këtë ndeshje, kishim shanse dhe nuk shënuam”.
“Ata gati kishin tetë lojtarë në zonën e tyre. Marega dhe Corona ishin po ashtu mbrapa”, ka shtuar më tej spanjolli.
Në lidhje me këtë deklaratë të Guardiolës, ka reaguar trajneri i skuadrës portugeze, Sergio Conceiçao.
“Po të kisha buxhetin dhe lojtarët e tij dhe mos të fitoja, do të isha i pikëlluar”, i është kundërpërgjigjur trajneri i Portos.
Natyrisht se deklarata e trajnerit të Portos ka marrë jehonë në rrjetet sociale në lidhje me skuadrën që ka City. /Telegrafi/