Site icon Telegrafi

Trajneri i Portos, Conceicao e cilëson historik eliminimin e Juventusit nga Liga e Kampionëve

Sergio Conceicao beson që eliminimi që i bëri Porto e tij Juventusit në Ligën e Kampionëve me vetëm 10 lojtarë do të ‘shënojnë historinë e klubit’.

Porto arriti një kualifikim histori për në çerekfinale të Ligës së Kampionëvë, pasi arriti ta mbrojë fitoren 2-1 nga ndeshja e parë, pasi u mposht me rezultatin e njëjtë dhe në vazhdime ndeshja përfundoi 3-2 apo në total 4-4.

“Këto ndeshje janë shënuar në historinë e klubit. Lojtarët iu dhanë dinjitet tifozëve me pasionin që kanë”, ka thënë fillimisht Conceicao për uefa.com.

Lexo po ashtu Porto bën befasinë e madhe – eliminon Juventusin nga Liga e Kampionëve

“Lojtarët arritën të marrin thelbin e vërtetë dhe ADN-në e vërtetë të FC Porto. Vendosmëria dhe fryma e tyre e pabesueshme e sakrificës më prekën”.

“Unë kam një grup lojtarësh të guximshëm që interpretuan atë që donim në mënyrën më të mirë, kundër një ekipi të shkëlqyeshëm me lojtarë të një niveli shumë të lartë. Ne vuajtëm por gjithashtu krijuam vështirësi për Juventusin. Ne ishim një ekip i vërtetë”.

“Urime për lojtarët, ata bënë një punë fantastike. Pas largimit të Taremit, ne treguam ADN-në e Portos. Ne kurrë nuk pushuam së besuari – kjo është ADN-ja e vërtetë e Portos”.

Lexo po ashtu Pirlo mbron qasjen dhe lojën e Juventusit në eliminimin nga Porto, ‘gozhdon’ Ronaldon për gabimin

Ish-anësori i Lazios, Parmas dhe Interit u pyet se çfarë bisedoi me ekipin e tij në kohën shtesë dhe nga koha sa ishin me 10 lojtarë.

“Unë u thashë atyre se ishte e nevojshme të merrnim pak më shumë nga secili. Në këto situata ne gjithashtu gjetëm këtë forcë”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Exit mobile version