Telegrafi

Trajneri i përkohshëm i kombëtares italiane, Di Biagio: Nuk vlejnë golat nëse ka sjellje të keqe Balotelli

Luiggi di Biagio ende nuk e di sesa do të qëndrojë në krye të stolit të Italisë pasi që përkohësisht është duke drejtuar kombëtaren deri në emërimin e një trajneri të ri.

Por, italiani vendos dhe fton lojtarët si të ishte emëruar trajner i Italisë, megjithëse udhëheq ekipin e të rinjve.

Italiani ka folur për mundësinë e thirrjes në skuadër të Mario Baloetellit, i cili nuk është paraqitur në ekip që nga viti 2014.

“Isha në Nice për të parë Balotellin. Po shënon shumë gola. Por, për të qenë në kombëtare, nuk shërbejnë vetëm golat. Vlen edhe sjellja”, tha italiani.

Ai më tutje foli edhe për Marco Verrattin, i cili po kalon nëpër një periudhë të vështirë të karrierës.

Verratti? Është një prej lojtarëve më të fortë italianë. Nga ai pritet shumë. Duhet ta ndihmojmë të gjithë”, deklaroi trajneri i Italisë.

Italia do të luajë dy miqësore gjatë muajit mars ndaj Argjentinës dhe kundër Anglisë. /Telegrafi/