Site icon Telegrafi

Trajneri i Partizanit: Skënderbeu kundërshtar i vështirë, shqiptarët i kemi miq

Trajneri i Partizanit të Beogradit, Miroslav Djukic ka folur pas fitores 2-0 të Partizanit të Beogradit ndaj Skënderbeut në kuadër të grupeve të Ligës së Evropës.

Miroslav Djukic në mikrofonin e Supersport u shfaq shumë i kënaqur për fitoren, por nga ana tjetër nënvizoi se sfidën mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut e vendosën detajet e vogla.

“Dihej që ndeshjen do ta vendosnin detajet e vogla. Ajo goditje e Tosic na i thjeshtësoi gjërat ndërsa më pas ne luajtëm më të tërhequr”, ka thënë fillimisht Djukic.

Lexo po ashtu Skënderbeu pëson humbje ndaj Partizanit

“E dinim që Skënderbeu ishte një kundërshtar i vështirë dhe çdo skuadër tjetër që do të luajë ndaj Skënderbeut do ta ketë të vështirë. E rëndësishme është që ne morëm tre pikët”.

Trepikëshi e kënaq, por Djukic do të ishte akoma edhe më i kënaqur nëse Skënderbeu do të kthehet në Shqipëri me përshtypjet më të mira nga sfida që u zhvillua në Beograd.

Lexo po ashtu Partizani i Beogradit 2-0 Skënderbeu, notat e ndeshjes – dëshpëron portieri Shehi (Foto)

“Jam shumë i kënaqur me trepikëshin, por do të isha akoma më i kënaqur nëse Skënderbeu do të kthehej në Shqipëri me përshtypjet më të mira nga kjo ndeshje”.

“Ne shqiptarët i kemi miq nuk i kemi armiq dhe futbolli duhet të na bashkojë”, përfundoi trajneri i Partizanit.

Exit mobile version