Site icon Telegrafi

“Trajneri nuk më do më në skuadër”

Trajneri i Chelseat, i ka thënë sulmuesit Diego Costa, se ky i fundit nuk është në planet e tij për sezonin e ardhshëm. 

Sulmuesi shënoi 22 gola në sezonin e shkuar në të gjitha garat, ndërsa ka qenë i lidhur me një largim të mundshëm tash e një kohë.

“E kam marr një mesazh ne telefonin tim nga Conte ku shkruante se ai nuk llogaritë në shërbimet e mija sezonin e ardhshëm”, ka thënë Costa pas ndeshjes së Spanjës kundër Kolumbisë.

“Kjo ka ndodhur pasi unë nuk kam luajtur mirë këtë sezon. Është turp, unë e kam përcjellë mesazhin tek njerëzit në klub që ata të vendosin, por është e qartë se trajneri nuk është duke u mbështetur tek unë dhe ai nuk më do mua atje”.

“Unë jam në treg dhe po kërkoj një ekip. Nëse trajneri nuk të dëshiron, duhet të largohesh”, ka thënë Costa. /Telegrafi/

Exit mobile version