Notingham Foresti ka fituar me rezultatin 1-2 në udhëtim te Fulhami në përballjen e së shtunës.
Një befasi erdhi nga trajneri Sabri Lamouchi, i cili largoi Arijanet Muriqin drejt stolit, duke i besuar për herë të parë portierit që nënshkroi së fundmi, Samba.
Gazetarët anglezë e kanë pyetur menjëherë në përfundimin e ndeshjes, se përse erdhi ky vendim.
Lamouchi është shprehur se e gjitha erdhi për shkakun e eksperiencës, duke i besuar Sambas dhe rezultati tregoi se kishte të drejtë.
“Unë e kam futur Samban pasi është një portier me eksperiencë. Ai i jep më shumë besim skuadrës. Të marr vendime është përgjegjësia ime”.
“Të shtunë kemi arritur një rezultat të madh, kështu që doli vendim i drejtë. Por ndonjëherë rezultati mungon dhe dal gabim”.
“Jam i fokusuar vetëm te skuadra dhe kundërshtarët. Samba u përshtat më mirë ndaj Fulhamit”.
“Muriqi është ende i ri, vetëm 20 vjeç. Ka kualitete të mëdha dhe do të luajë sërish, mos të shqetësohet për këtë. Thjeshtë për ndeshjen në fjalë, doja më shumë eksperiencë”, ka thënë Lamouchi.