Telegrafi

Trajneri i notit, Fatmir Misimi, tregon se çfarë duhet të bëni në rast të rrezikut nga valët e detit (Video)

Humbja e jetës nga shumë pushues në bregdet, vjen si pasojë e mosnjohjes së notit dhe panikut që i kaplon njerëzit.

Trajneri i notit, njëherit student i doktoraturës në Universitetin e Lubjanës në not, Fatmir Misimi, në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka sqaruar hapat që duhet ndërmarrë në rastet kur pushuesit rrezikohen nga valët e detit.

“Nuk ka vetëm një arsye se pse njerëzit e humbin jetën ne det. Mirëpo, prej elementeve kryesore është mos njohja e mirë e notit. Të gjithë fëmijët dhe të rriturit duhet t’i kenë njohuritë elementare sa i përket notit”, ka thënë ai.

Sipas tij, nga raportet e Policisë së Kosovës, të cilët ai i ka marrë, del se viteve të fundit, vetëm në Republikën e Kosovës, kanë humbur jetën, nga mosha zero deri në 18 vjeçar, mesatarisht 12 deri 13 fëmijë. /Telegrafi/