Site icon Telegrafi

Trajneri i njohur u mbulua me gjak pasi u godit në kokë pas ndeshjes

Trajneri i Kombëtares së Meksikës, 65-vjeçari Javier Aguirre është mbuluar në gjak nga një tifoz pas humbjes 0-2 në Honduras në Ligën e Kombeve të CONCACAF.

Pasi skuadra e tij u mund nga një ekip kombëtar me vlerësim shumë më të ulët, Javier Aguirre mori një tjetër goditje.

Menjëherë pas vërshëllimës së përfundimit të ndeshjes nga gjyqtari, tifozët pas bankinës së Meksikës nisën të gjuanin sende në drejtim të trajnerit meksikan, shumë të inatosur për rezultatin e lojës.

 

Një kanaçe birre goditi në kokë përzgjedhësin meksikan. Koka e tij u mbush me gjak në vetëm pak sekonda. Çuditërisht, Aguirre nuk u ankua fare për goditjen.

Madje ai buzëqeshi me cinizëm, duke treguar drejtimin nga vinte kanaçeja e birrës, ndërsa njerëzit organizatorë pranë tij ishin dukshëm të shqetësuar dhe përpiqeshin t’i lanin fytyrën me ujë.

Është identifikuar ai që hodhi kanaçen që goditi në kokë Javier Aguirre dhe mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i autoriteteve.

“Ata e merituan të fitonin, ishin më të mirë se ne, nuk kam çfarë të bëj tjetër veçse t’i përgëzoj dhe të përpiqem të ngrisë moralin e ekipit tim. Gjëja tjetër (gjuajtje me kanaçe), nuk ka kuptim ta përmend, nuk jam nga ata që ankohem”, ka thënë Aguirre pas ndeshjes.

Në fushë, vendasit kanë mposhtur 2-0 Meksikën, falë golave ​​të shënuar nga Luis Palma në minutat 64’ dhe 83’. Kështu, Meksika largohet nga gara në çerekfinale. /Telegrafi/

Exit mobile version