Telegrafi

Trajneri i njohur i fitnesit, Egzon Shkololli, ju fton ta ndiqni live për tu stërvitur edhe në shtëpi

Trajneri i njohur i fitnesit nga Peja, Egzon Shkololli, pas masave të vënë për parandalimin e pandemisë COVID-19, ka gjetur mënyrën që t’i stërvisë ata që dëshirojnë të mos ndahen nga ushtrimet.

Ai do të jetë live në Instragram-in e tij, ku do tu ofrojë ushtrime në kushte shtëpie me fillim nga ora 20:00.

“Njoftim:  Për të gjithë ata njerëz që nuk po munden të jenë aktiv në palestër gjatë orarit të kufizuar, trajneri ka menduar edhe për ju”.

“Çdo natë nga ora (20:00), ushtrime Live vetëm për ju të nderuar. Follow Faqen në Instagram ILLYRIANSPORTS.  Mos harro tregoi shoqes apo shokut. Mos i humb ushtrimet”, thuhet në njoftimin e tij.

Për ju që nuk keni mundur të ushtroni shkaku i punës paradite dhe kufizimeve, një mundësi e mirë. /Telegrafi/