Site icon Telegrafi

Trajneri i njohur i ‘crossfitit’ nuk pushon as në ditëlindjen e tij, feston 32-vjetorin duke ushtruar me pesha të rënda

Trajneri i njohur i fitnesit në Pejë, Egzon SHkololli, është i njohur për ushtrimin e disiplinës ‘crossfit’.

Ai ka festuar së fundmi ditëlindjen e tij të 32-të, teksa me këtë rast ka publikuar një fotografi e cila është komentuar shumë në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një imazh, ku shfaqet duke praktikuar disiplinën e ‘crossfit’-it me pesha të rënda.

“Unë sot festoj ditëlindjen e 32-të. I lidhur për punën që ia dhashë rininë time. Gëzuar për krejt ata që u kacafytën për t’i prekur majat e suksesit”, ka shkruar Shkololli në këtë fotografi në Facebook.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë pëlqimet dhe urimet për ditëlindje që ai ka pranuar nga ndjekësit, kryesisht klientët e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version