Site icon Telegrafi

Trajneri i Nices tregon se si ndjehet Balotelli

Trajneri i Nice, Lucien Favre, ka thënë se Mario Balotelli ndjehet i lumtur dhe krenar.

Sulmuesi është rilindur me klubi francez duke shënuar katër gola në dy ndeshje.

Golat e tij e kanë ndihmuar skuadrën që të ngjitet në vendin e parë para PSG-së pas gjashtë xhirosh.

“Flas me Marion çdo ditë dhe duket që i pranon gjërat”.

“Ai më në fund është kthyer të jetë i lumtur dhe lojtar me krenari”, ka thënë Favre.

Ndeshjen e ardhshme Nice e zhvillon kundër Nancy. /Telegrafi/

Exit mobile version