Telegrafi

Trajneri i Newcastles flet rreth mundësisë së transferimit të Neymarit

Trajneri i Newcastle United, Eddie Howe, ka ngritur pyetje në lidhje me një lëvizje verore për yllin e PSG-së, Neymar.

Kapiteni brazilian po lidhet me një largim nga Parisi këtë verë, pasi u vu në shënjestër nga ultrasit e klubit ditët e fundit.

Newcastle është përmendur si destinacion dhe Howe tha këtë mëngjes: “Nuk jam i sigurt se me kë kemi qenë të lidhur. Afati i transferimeve është dytësore për momentin. Ne po luftojmë për pikë në ndeshje dhe kjo ju konsumon shumë”.

Lexo po ashtu Paris Saint-Germain i hapur për largimin e Neymarit në formë huazimi

“Derisa të dimë se ku jemi përsa i përket vitit të ardhshëm, është e vështirë të parashikohet. Lojërat diktojnë se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm”.

“Biznesi i transferimeve është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe unë nuk e nënvlerësoj atë në këtë pikë ku jemi. Ka punë që po bëhet, por ju vetëm duhet t’i vendosni prioritetet tuaja në këtë fazë të sezonit”, ka shtuar më tej ai.

Newcastle ka financa të mjaftueshme për transferimin e Neymar, mirëpo e gjitha varet se sa do të jetë paga e tij dhe se a mund të jetë lojtar ekipor. /Telegrafi/