Telegrafi

Trajneri i New Saints, Ruscoe: Jam i zhgënjyer me rezultatin

Trajneri i The New Saints, Scott Ruscoe, është shprehur tejet i zhgënjyer me rezultatin e ndeshjes së parë me Feronikelin.

Kampionët e Kosovës rikthyen shifrat nga 2:0 për kampionët e Uellsit, duke barazuar 2:2 në gjashtë minutat e fundit.

Me këtë rezultat, klubi nga Drenasi është favorit i madh për të shkuar tutje, pasi ndeshja e kthimit luhet në stadiumin Fadil Vokrri.

“Jemi të zhgënjyer sepse gjashtë minuta para fundit ishim dy gola epërsi. Ne ishim duke pësuar rënie në lojë dhe kjo erdhi edhe për shkak të zëvendësimeve”, deklaroi Ruscoe.

“Duhej të kontrollonim më shumë lojën. U bërtisja lojtarëve të mijë për ta bërë këtë. Na ka ndodhur edhe më herët të mos marrim rezultat të mirë në shtëpi dhe të kthehemi në ndeshjen tjetër, prandaj nuk ka asnjë arsye që nuk mund ta bëjmë këtë përsëri”, shtoi trajneri i New Saints.

Ndeshja kthyese mes Feronikelit dhe The New Saint zhvillohet pas një jave në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.