Site icon Telegrafi

Trajneri në detyrë i Malit të Zi: Qëllimi ynë ishte ta ruanim ekipin

Miodrag Dzudovic (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Miodrag Dzudovic u gjet befasisht në rolin e përzgjedhësit të Malit të Zi, si pasojë e ngjarjeve dramatike në ditën e sfidës ndaj Kosovës.

Trajneri i Ljubisa Tumbakovic dhe futbollistët e lindur në Serbi refuzuan të ishin pjesë e takimit ndaj Përfaqësueses sonë që përfundoi me rezultat të barabartë (1-1).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës

Ndërsa ushtruesi i detyrës së trajnerit të Malit të Zi ka thënë se rezultati ishte real dhe se ekipi i tij e kërkoi fitoren.

“Kishim probleme me përgatitjen e ndeshjes, ndërsa dhamë maksimumin që t’i përgatitim sa më mirë djemtë dhe mbi të gjitha të luanim për fitore. Na mungonte energjia, na mungonte kontrolli i topit, pasimi përfundimtar”.

“E deshëm fitoren, luajtëm për tri pikë, por nuk mundëm më shumë. Rezultati është real. Qëllimi ynë ishte ta ruanim ekipin, të ishim grup dhe të dilnim më të fortë”, ka thënë Dzudovic. /Telegrafi/

Exit mobile version