Edhe Lionel Messi di t’i përjetojë rëndë humbjet. Një të tillë e kishte kundër Kilit me Argjentinën në finalen e vitit 2016 në Copa America.
Elvio Paolorosso, që punonte me Gerardo Martinon, si trajneri i fituesit, tregon një moment të rëndë se si Messi i përjeton humbjet.
“Në dhomat e zhveshjes ishte e vështirë dhe e dhimbshme, por më e keqja nuk kishte ardhur”.
“Në 2:00 të natës, aty diku, shkova në depo dhe aty e gjeta Leo [Messi], plotësisht i vetëm”.
“Qante si një fëmijë që e humb nënën e tij”.
“Ishte i shkatërruar dhe askush nuk mund ta ngushëllonte atë. Ia dhashë një përqafim dhe pimë pak verë bashkë”.
“Kam punuar me Messin te Barcelona dhe Argjentina dhe kam vetëm fjalë të mira për sjelljen e tij”.
“Ai gjithmonë punon mirë, pa marr parasysh se a është fusha e fortë apo e butë”, ka thënë Paolorosso. /Telegrafi/