Telegrafi

Trajneri maqedonas, Davitkov: Fjetëm kundër Kosovës në pjesën e parë

Kosova ka shënuar fitore historike që nga pranimi në FIBA.

Basketbollistët tanë kanë triumfuar kundër maqedonasve me rezultat 72:68.

Selektori i Maqedonisë, Jordancho Davitkov, ka thënë se ekipi i tij ka luajtur pjesën e parë më të dobët prej se e ka marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa ka shtuar se publiku është treguar në çaste vendimtare.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Ne ndoshta e kemi luajtur pjesën e parë më të dobët që prej kohës kur unë e kam marr drejtimin e Përfaqësueses. Kosova në pjesën e parë ia doli të menaxhojë situatën dhe të marr shumë topa nën tabelë, ku pothuajse të gjithë topat nën kosh ata kanë arritur ti marrin dhe kjo është arsyeja pse pas 20 minutave lojë kundërshtari ka udhëhequr me 20 pikë epërsi. Ne e kemi ditur cilat janë armët e forta të Kosovës, por ne sikur “flejtëm” në pjesën e parë”.

“Dardan Berisha pati paraqitje fantastike, ai është një lojtar fantastik dhe një lider i vërtetë. Këtë e dëshmoi sërish sonte kundër nesh. Ne luajtëm shumë më mirë në pjesën e dytë, por të kthehesh prej minus 20 pikëve, në një atmosferë të tillë, sikur kjo që e bënë tifozët e Kosovës ishte më të vërtetë vështirë. Kosova e pati përkrahjen e parezervë të tifozëve. Gjithçka ishte në mënyrë perfekte sa i përket organizimit, sigurisë dhe pjesëve të tjera teknike në këtë ndeshje”, tha Davitkov.

Maqedonia përballjen e radhës e zhvillon ndaj Estonisë. /borozani/