Telegrafi

Trajneri i Malishevës thotë se fitorja ndaj Drenicës erdhi sepse lojtarët luajtën me zemër

Malisheva ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Drenicës në kuadër të javës së 16-të në BKT Superligën e Kosovës.

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi u shfaq i kënaqur me lojën e skuadrës së tij ndaj Drenicës.

Thaqi theksoj se fitorja erdhi pasi lojtarët luajtën me zemër.

Lexo po ashtu Malisheva mposht Drenicën dhe ia shkakton humbjen e pestë radhazi

“Kemi bërë një lojë me zemër, lojë që na ka nevojitur në fushën ton pas disa vështirësive”, ka thënë strategu i Malishevës për ArtSport.

“Nuk kemi kontinuitetin pasi nuk kemi edhe përvojën, por normale kur të luash me zemër fiton edhe ndeshjen”.

“Kemi pasur mungesa, por i kemi zëvendësuar dhe ata lojtarë dëshmuan se meritojnë të luajnë”, përfundoi Thaqi. /Telegrafi/