Telegrafi

Trajneri i Malishevës, Thaçi: Fitore që na mban në hap për mbijetesë

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaçi, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme fitoren ndaj kampionit të shpallur së fundmi, Ballkanit.

Malisheva fitoi 3-2 ndaj Ballkanit të enjten në Suharekë, duke vazhduar të jetë në garë fuqishëm për mbijetesë.

“Këto ndeshjet e fundit janë finale në vete. Kjo ndeshje na mban në hap për mbetje në elitë. I përgëzoj lojtarët për angazhimin dhe disiplinën taktike. Ballkani ka cilësitë e veta dhe si rezultat i kësaj u shpall kampion”.

“Ndoshta gëzimi i madh nuk u dha lojtarëve të Ballkanit mundësi që të ndjekin fitoren”.

“Neve na dalloi fakti që shënuam golat shumë herët dhe kjo na dha mundësi që të mbrohemi dhe të mbajmë rezultatin deri në fund. Për ne është me rëndësi mos të gabojmë në ndeshjet që kanë mbetur”, ka thënë Thaçi./Telegrafi/