Malisheva i ka ndarë pikët në përballjen me Drenicën që duelin që u luajt në kuadër të javës së 34-të në BKT Superligën e Kosovës, pasi ndeshja përfundoi pa gola.
Dy skuadrat patën shanse të mira shënimi, mirëpo nuk i konkretizuan rastet, duke vazhduar kështu luftën e ashpër për barazh.
Pas ndeshjes, trajneri Arsim Thaqi ka thënë se në pjesën e dytë ishin më të mirë, por që kartoni i kuq i Hasan Hysenit i penalizoi shumë ata.
“Mendoj se pjesa e dytë na takoi neve për nga rastet e krijuara dhe njërën prej tyre është dashur ta realizojmë, por kartoni i kuq i marrë nga Hasan Hyseni na penalizoi dhe na ndryshoi planet”, ka deklaruar fillimisht ai për Art Sport.
“Mendoj se futbollistët e Malishevës treguan se merituan fitore. Janë edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund”.
“Janë dy pikë të lëshuara si vendas, por ne do të luftojmë deri në fund të kampionatit”, ka shtuar Thaqi.
Malisheva vazhdon luftën për t’i ikur barazhit dhe gjendet në vendin e shtatë me 44 pikë, aq sa ka edhe Drenica që është në të tetin. /Telegrafi/