Site icon Telegrafi

Trajneri i Malishevës me mesazh për lojtarët e tij pas fitores së thellë ndaj Fushë Kosovës

Malisheva ka triumfuar 6-1 ndaj Fushë Kosovës në xhiron e dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Senad Alirifa ka thënë se ata duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë edhe pas kësaj fitoreje të madhe.

“Fillimi i lojës ishte i vështirë. E dinim se Fushë Kosova ka eufori pas ngjitjes në Superligë dhe mbrohet mirë”, ka thënë fillimisht ai për ArtSport.

Lexo po ashtu Malisheva nëpërkëmbë Fushë Kosovën, Drilon Hazrollaj me het-trik

“Në fillim të pjesës së parë, pas kartonit të kuq te kundërshtarët, na mungoi koncentrimi dhe agresiviteti. Humbëm shumë topa”.

“Por, djemtë e fituan pjesën e dytë dhe me plot meritë arritëm fitore. Ky rezultat nuk është edhe aq real pasi Fushë Kosova për kohë të gjatë luajti me një lojtar më pak”.

“Dy fitore, dy ndeshje, gjashtë pikë. Këto na japin siguri psikologjike. Por duhet të jemi me këmbë në tokë”.

“Ka ende shumë xhiro dhe nuk duhet të jemi euforik me këto rezultate. Jam i lumtur për Hazrollajn që shënoi tre gola. Shpresoj të vazhdojë me formë të mirë”, ka shtuar më tej Alirifa. /Telegrafi/

Exit mobile version