Site icon Telegrafi

Trajneri malazez, Tumbakovic: Mos u mashtroni nga vazoja e pestë, Kosova është shumë më e fortë

Mali i Zi dhe Kosova do të takohen gjatë muajit të ardhshëm në kuadër të kualifikimeve në kampionatin evropian të vitit 2020.

Malazezët tashmë kanë filluar të përgatiten për ndeshjen e 7 qershorit, e cila do të zhvillohet në kryeqytetin e Podgoricës.

Në një konferencë për shtyp, trajneri Ljubisa Tumbakovic ka vlerësuar lartë lojtarët tanë para sfidës së javës së ardhshme.

“Ne e kemi shikuar Kosovën dhe është një ekip shumë serioz. Përfundimisht janë më të mirë sesa mund të imagjinohej edhe vinin nga vazoja e pestë. Ata nuk janë për vazon e pestë, ata kanë cilësi, por gjithashtu kanë defekte. Ne i kushtojmë vëmendje të gjithave gjërave që mund të përdorin si avantazh”, thotë Tumbakovic.

Mali i Zi do ta mirëpresë Kosovën pa shikues, trajneri ka pohuar se nuk është ndjenjë e mirë që të luhet me shkallët e zbrazët e stadiumit.

“Nuk është mirë kur nuk ka shikues sepse futbolli luhet për tifozët. Është gjithmonë mirë kur kemi përkrahje dhe do të ishte shumë e rëndësishme për ne”, tha ai.

Lexo po ashtu Mali i Zi në ndeshjen ndaj Kosovës, gjitha shpresat i ka te sulmuesi pejan

Ndryshe, Kosova zë pozitën e tretë ët renditjes tabelore të ligës A me një pikë, po aq sa ka edhe Mali i Zi i vendit të katërt. /Telegrafi/

Exit mobile version