Telegrafi

Trajneri malazez, Tumbakovic: Kemi llogaritur te Muriqi, por zgjodhi Kosovën

Arijanet Muriqi

Malazezët janë befasuar me vendimin e ish-përfaqësuesit të grupmoshave të reja të tyre, Arijanet Muriqin.

Ky i fundit ka përzgjedhur që mbrojë fanellat e përfaqësueses së Kosovës duke mos pranuar më të jetë pjesë e Malit të Zi.

Portieri ishte në bankën rezervë të Manchester Cityt pasi lëndimit të Claudio Bravos dhe do të jetë për një kohë portieri i dytë.

Trajneri i përfaqësueses së Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic ka pranuar se ka llogaritur në shërbimet e shqiptarit.

” Ne e njohim mjaft mirë Muriqin. Atë e kemi vëzhguar për një kohë të gjatë. Ka luajtur në ekipet e të rinjve, por nuk i ka ardhur rasti ende për ekipin A. E kishim në planet tona për të ardhmen”.

“Por, atij nuk iu prit dhe e zgjodhi një ekip tjetër përfaqësues. Tash kemi punë më të rëndësishme, të bëhemi gati për Ligën e Kombeve, sesa të merremi me Muriqin. Duhet ta respektojmë vendimin e tij dhe i urojmë suksese në karrierë”, tha trajneri Tumbakovic.

Duhet cekur se Arjaneti është portier 19-vjeçar me lartësi 1.98 cm dhe luan për U-23 të Manchester Cityt dhe ka kontratë deri në vitin 2021. /Telegrafi/