Site icon Telegrafi

Trajneri i Llapit, Batatina me akuza drejt FFK-së

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka lëshuar akuza të rënda për FFK-në, pas humbjes së sotme ndaj Drenicës.

Sipas tij gjyqtarit e këtij takimi kishin ardhur me urdhra nga FFK-ja për ta dëmtuar skuadrën e tij Llapi.

Batatina në postimin e bërë në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’ e ka akuzuar direkt kryetarin e FFK-së, Agim Ademin dhe kryetarin e komisionit për delegimin e gjyqtarëve, Malazog Hoxhën, ndërsa ka mirëpritur lajmet për fillimin e hetimeve nga Prokuroria e Kosovës.

“Të nderuar futbolldashës e në veçanti ju tifozë të KF Llapit. Jam duke parë lajme se prokuroria po fillon hetime ndaj ndeshjes Llapi-Drenica, ne jemi të interesuar të hetohet se edhe ne po dyshojmë se Kryetari i dënuar 9 muaj burg efektiv, Agim Ademi, Malazog Hoxha dhe komisioni i delegimit të gjyqtarëve pasi po e shohin se nuk do të jenë më pjesë e Federatës po mundohen të shkatërrojnë gjithçka dhe kjo më bënë të dyshoj se gjyqtarët e deleguar ishin nën urdhërat e ish-kryetarit në ikje dhe të dënuarit për jetë që mos të referoj Malazog Hoxhës, të cilët e caktuan fituesin”.

“Ne jemi pro fillimit të hetimeve sepse ata siç edhe po shihet kanë filluar misionin e fitimit në djersën e donatorëve dhe klubeve, andaj duke e ditur se do ikin dëshirojnë të shkatërrojnë gjithçka. Drenicës ja urojmë fitoren sepse ky është futbolli por gjyqtarëve dhe Agim Ademit asnjëherë sepse qëillimi i tij ishte t’i prish raportet e klubeve mes vete dhe ta humb miqësinë që skuadrat kanë mes vete që më i mirë të fiton. Po them me plotë bindje se në të shumtën e rasteve u dëmtua Llapi si në gol si në pozicionet jashtë loje të paqena në ndeshje”.

“Ne gjithmonë do t’i ruajmë miqtë në futboll por nuk do të ndalemi derisa të largohen nga futbolli kriminelët e futbollit në krye me njeriun e dënuar që është duke na prishur edhe imazhin e krijuar me mund dhe djersë me vite të tëra. Ik së bashku me klanin tënd sepse ti po na prish imazhin dhe ata që me djersë e mund e bëri legjenda Fadil Vokrri dhe shumë njerëz dhe donator që sakrifikuan dhe janë duke sakrifikuar për futbollin. Malazog Hoxha – krimi i futbollit në delegime dhe i dënuari me burg duhet që sa më shpejt të largohen që t’i lirohet frymëmarrja futbollit”, thuhet në reagimin e Batatinës në facebook.

Llapi sot pësoi humbje në shtëpi nga Drenica me rezultat 2-0. /Telegrafi/

Exit mobile version