Telegrafi

Trajneri i Lirisë, Yigit pas humbjes: Nuk do të dorëzohemi, do të bëjmë gjithçka

Trajneri i Lirisë, Nedim Yigit ka thënë se ekipi i tij do t’i marrë vetëm gjërat pozitive nga humbja me Ballkanin.

Liria është mposhtur 4-1 në udhëtim te Ballkani në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Golat në këtë ndeshje për vendasit u shënuan nga Albin Berisha (49’), Lumbardh Dellova (50’) dhe Almir Kryeziu (55’, 79’), ndërsa Melos Zenunaj (15’) për mysafirët.

Lexo po ashtu Ballkani mposht Lirinë me rikthim sensacional

Kjo humbje nuk i ke dhimbur edhe aq shumë trajnerit të Lirisë, i cili ka përgëzuar Ballkanin, teksa ka thënë se do t’i marrin vetëm gjërat pozitive.

“Ballkanit dhe trajnerit Ilir Daja i uroj suksese. Kam besimin e plotë se Superligën e Kosovës do ta përfaqësojnë mirë”, ka thënë fillimisht Yigit pas ndeshjes.

“Po mundohemi të përmirësohemi në aspektin taktik. Duhet të shfrytëzojmë më shumë, jo vetëm 45 minuta. Nuk kemi mundësi të bëjmë shumë ndryshime në formacion. Ballkani është më i fortë se ne në këtë aspekt”.

Lexo po ashtu Ilir Daja i lumtur me fitoren ndaj Lirisë

“Sot kemi çfarë të marrim me vete, dhe kemi çfarë të lëmë. Disiplinën e lojës nga pjesa e parë do ta marrim, kurse do t’i lëmë gabimet e pjesës së dytë”.

“Nuk do të dorëzohemi as unë, as lojtarët dhe as kryesia. Do të bëjmë gjithçka”, përfundoi trajneri turk. /Telegrafi/