Trajneri turk i Lirisë, Nedim Yigit, ka folur pas humbjes ndaj Ballkanit me rezultat 1-0.
Ai ka thënë se gjerësia e ekipit të Ballkanit, përkatësisht zëvendësimet që bëri trajneri Ilir Daja, ia sollën fitoren kundërshtarit.
“Ballkani është skuadër e përgatitur, luan në Evropë. Është ekip i gjerë dhe me trajner me përvojë. Në pjesën e parë tifozëve u ofruam ndeshje të mirë. Në pjesën e dytë erdhi në shprehje gjerësia e ekipit të Ballkanit”.
“Dallimi u bë pas ndërrimeve. Por ne po presim të transferojmë edhe disa lojtarë. Do të luajmë ndeshje të mira. I kemi 15-16 lojtarë që mund të luajnë në ligë”.
“Është me rëndësi që në skuadër të kemi edhe lojtarë të akademisë. Duhet të punojmë që skuadrën ta krijojmë nga themeli, pra nga akademia. Edhe unë kam përgjegjësi për të kontribuuar në këtë”, ka thënë Yigit për Art Motion. /Telegrafi/