Site icon Telegrafi

Trajneri i Lirisë, Bledi Shkëmbi do të dëshmojë në apelin e UEFA-s për dënimin e Skënderbeut

Skënderbeu është dënuar nga UEFA me 10 vite mospjesëmarrje në garat evropiane dhe me 1 milion euro për trukimin e ndeshjeve.

Klubi e ka dërguar çështjen në apel dhe sot do të dëshmojë në Apelin e UEFA-s në Zvicër ish-kapiteni Bledi Shkëmbi.

Drejtuesit e klubit bardhekuq kanë biseduar me të dhe ai ka pranuar pa diskutim të jetë në Zvicër.

Aktualisht, Shkëmbi është trajner te Liria e Prizrenit në Kosovë, por do të bëjë këtë sakrificë për Skënderbeun.

Dje ai ka fluturuar nga Prishtina për në Zvicër, për të qenë gati për sot.

Gjashtë tituj radhazi ka fituar Shkëmbi me fanellën e Skënderbeut, me shiritin e kapitenit në krah, duke qenë një pikë kyçe e skuadrës.

Bledi ka luajtur thuajse në të gjitha ndeshjet evropiane me Skënderbeun dhe nesër do të bëhet edhe njëherë pjesë e tij.

Së bashku me të do të dëshmojë edhe Sabijen Lilaj, ndërsa me video do të lidhet edhe Bacary Nimaga që nuk ka vizë për të udhëtuar. /Sport Ekspres/

Exit mobile version