Telegrafi

Trajneri i Leganes, Javier Aguirre: La Liga rikthehet më 20 qershor

Trajneri Leganes, Javier Aguirre ka zbuluar se kampionati spanjolle, LaLiga Santander po planifikon të rifillojë sezonin 2019/20 më 20 qershor.

Lojtarët u kthyen në fushat e stërvitjes së klubeve të tyre këtë javë për t’iu nënshtruar testimit të coronavirusit para se të lejohen të rifillojnë trajnimet.

Një rikthim i kampionatit pritet të zyrtarizohet së shpejti dhe këtë e ka konfirmuar trajneri i Leganes, Aguirre.

Lexo po ashtu La Liga njofton se kubet po rikthehen në stërvitje

“Tani kemi një datë të rifillimit: LaLiga do të fillojë përsëri më 20 qershor dhe zyrtarisht do të përfundojmë brenda pesë javësh, më 26 korrik”, ka thënë fillimisht Aguirre për Marca.

“Ndeshjet do të luhen të shtunën, të dielën, të mërkurën dhe të enjten për 11 ndeshjet të mbetura”.

“LaLiga tani e ka konfirmuar atë për mua zyrtarisht dhe kështu jam i lumtur, sepse ne tani do të fillojmë stërvitjen dhe kemi planifikuar të gjitha”.

“Do të fillojmë të premten. Për fat të mirë, kemi kaluar testet tona për coronavirus”, përfundoi trajneri i Leganes.

Lexo po ashtu Pesë lojtarë rezultojnë pozitiv me coronavirus në Spanjë

Nëse skuadrat fillojnë të stërviten përsëri këtë javë, kjo u jep atyre rreth gjashtë javë për t’u përgatitur për ndeshjet që fillojnë përsëri më 20 qershor.

Të luash ndeshje dy herë në javë do të lejojë që kampionati të përfundojë në pak më shumë se një muaj, deri në datën 26 korrik. /Telegrafi/