Trajneri i LA Galaxy, Sigi Schmid ka thënë se Zlatan Ibrahimovic mund të bëjë debutimin e tij kundër Los Angeles FC këtë fundjavë.
Sulmuesi suedez u bashkua me Galaxyn javën e kaluar nga Manchester Unitedi në një transferim të lirë.
Kalimi i tij në Mayor League Soccer erdhi pasi Ibrahimovic nuk luante këtë sezon te Unitedi dhe dëshironte të provonte një përvojë të re.
Debutimi i tij në kampionatin elitar amerikan pritet të vijë shpejt, pasi suedezi mund të debutoj këtë fundjavë, sipas trajnerit të tij.
“Po flasim për Zlatan Ibrahimovic. Ne nuk po flasim për një person normal, do t’jua tregojë edhe ai këtë”, ka thënë fillimisht Schmid.
“Ai është një luftëtar, i pëlqen sfidat”.
“Nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë menjëherë për nëntëdhjetë minuta, por ai mund të luajë një rol në lojë”.
“Ka shumë të ngjarë të debutojë në fundjavë”, përfundoi trajneri i LA Galaxy. /Telegrafi/