Kosova dhe Kroacia do të takohen nesër në kuadër të kualifikueseve për botërorin Rusia 2018.
Para sfidës së vështirë ka folur për mediat kroate trajneri Ante Çaçiç, i cili ka pohuar se Kroacia është më e fortë dhe se kualiteti është në anën e tyre.
Kroati më tutje pohon se e ka analizuar një ndeshje të Kosovës dhe se e di si luajnë futbollistët kosovarë, transmeton Telegrafi.
“Ata do të bëjnë gjithçka, nuk kanë çfarë të humbin, nëse mund të them kështu, por ekipi ynë është më i fortë, me më shumë përvojë. Unë besoj se do të bëjmë gjithçka për të luajmë mirë dhe për të marrë rezultatin që kërkojmë”.
“Kosovën e kam parë në vetëm një ndeshje. Kroacia në secilën ndeshjen duhet të jetë e vendosur për të treguar cilësitë në fushë”, deklaroi Ante Çaçiç, shkruan 24sata.hr.
Kujtojmë se nesër me fillim në ora 20:45 këto dy skuadra do të takohen në stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”. /Telegrafi/