Site icon Telegrafi

Trajneri i Kosovës: Kjo është sfidë globale, duhet të qëndrojmë të bashkuar

Pandemia Covid-19 ka prekur shtetet anekënd Evropës dhe botës, duke bërë që të anulohen apo të shtyhen ngjarjet sportive.

Megjithatë, në këto momente kërkohet kujdes dhe respektim të rregullave të vendosura nga Qeveritë përkatëse.

Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos, ka thënë se kjo është sfidë globale dhe duhet të jemi të bashkuar për të tejkaluar këtë situatë.

“Planeti po përballet me një krizë që nuk është përballur në 100 vitet e fundit. Megjithatë, në çdo krizë ka edhe mundësi. Mund të krijojmë mundësi për veten, familjen dhe shtetin. Shfrytëzoni këtë kohë për të kaluar me të dashurit tuaj. Shumë shpejt kjo krizë do të jetë histori. Duhet të qëndrojmë të bashkuar, të qëndrojmë në shtëpi dhe të shëndetshëm”, ka thënë Marmarinos për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai ka drejtuar dy ndeshje Kosovën, duke numëruar dy fitore, ndaj Islandës dhe Luksemburgut.

Exit mobile version