Site icon Telegrafi

Trajneri i klubit të Ligës Premier zbulon se e gjithë skuadra e tij është në shitje këtë verë

Trajneri i Evertonit, Sean Dyche, ka pranuar se e gjithë skuadra e tij është në dispozicion për transferim nëse oferta e duhur arrin këtë verë më zyrat e klubit.

Pavarësisht se iu zbritën shtatë pikë për shkak se u shpall fajtor për thyerjen e rregullave financiare të Ligës Premier, Evertoni shmangu lehtësisht rënien sezonin e kaluar dhe përfundoi në vendin e 15-të.

Ata kanë bërë katër nënshkrime deri më tani këtë verë, duke shpenzuar rreth 41 milionë funte.

Por, atyre u është dashur gjithashtu të largojnë lojtarë për të balancuar rezervat, me mesfushorin belg Amadou Onana që shkoi te Aston Villa për 50 milionë funte si largimi më i dukshëm.

Jarrad Branthwaite ka qenë objektivi kryesor i Manchester United, megjithëse Everton po reziston për një ofertë prej 70 milionë funtesh.

Lexo po ashtu United nis bisedimet me Evertonin për transferimin e Jarrad Branthwaite

Sulmuesi Dominic Calvert-Lewin gjithashtu mund largohet, me Dyche që pranoi se “‘do të ishte një sfidë” t’i rezistonte një oferte duke qenë se atij i skadon kontrata verën e ardhshme.

53-vjeçari pohoi gjithashtu se e njëjta situatë vlen edhe për lojtarët e tjerë për shkak të problemeve financiare të klubit.

“Ishte e njëjta gjë me Onanën. Nuk ka të bëjë vetëm me lojtarët e përmendur, ka të bëjë me çdo lojtar”, ka thënë fillimisht Dyche për The Sun.

“Ka një pamje më të madhe në këtë klub, kjo është e qartë, sepse ata duhet të balancojnë më mirë financat”, përfundoi trajneri anglez.

Ndryshe, Evertoni e nis sezonin 2024/25 në Ligën Premier të shtunën kur pret Brighton në Goodison Park. /Telegrafi/

Exit mobile version