Trajneri i Koln, Peter Stoger, është pyetur nga mediat gjermane në lidhje me kalimin e Mërgim Mavrajt të Hamburgu.
Trajneri është shprehur fillimisht se nuk e di nëse mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të bëjë një lëvizje të tillë.
Më tej ai shprehet se shpreson që të gjejnë një zëvendësues për Mavrajn, i cili është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Kolni.
“Nuk e di a do të largohet, por ne e kemi treguar edhe në të shkuarën se dimë t’i zëvendësojmë lojtarët e rëndësishëm dhe shpresoj ta bëjmë këtë gjë edhe tani”.
“ Mërgimi është zhvilluar në mënyrë të jashtëzakonshme pas një dëmtimi të rëndë dhe është bërë një lojtar kyç. Ai ka një ofertë në tavolinë dhe unë jam i lumtur për këtë, pasi një vit më parë askush nuk u interesua për të. Ai e ka fituar me forcat e veta dhe ka merituar gjithçka, ndaj të shohim çfarë do të vendosë”, ka thënë trajneri i Kolnit. /Telegrafi/