Telegrafi

Trajneri i Khabib Nurmagomedov pranon se nuk ishte në dijeni për pensionimin e yllit të UFC-së deri në momentin e fjalimit shokues

Trajneri i Khabib Nurmagoemdov, Javier Mendez ka thënë se ka mbetur i shokuar kur ka dëgjuar fjalin e yllit të UFC-së për pensionim nga MMA.

Kampioni dagestanez e mposhti Justin Gaethjen në UFC 245 të shtunën e javës së kaluar, derisa vendimi për pensionim i zuri të gjithë në befasi.

Pas triumfit në MMA, Khabib tha se i ka premtuar nënës së tij dhe babait tashmë të ndjerë se do të pensionohet nga sporti i arteve marciale të përzeria posa të përfundojë takimin dhe kjo gjë ndodhi.

Lexo po ashtu Khabibi i kishte paralajmëruar të gjithë në një intervistë të dhënë para dy javësh rreth pensionimit të tij: Dua të jem i lirë

Trajneri Mendez ka deklaruar se ai nuk ishte në dijeni rreth këtij vendimi dhe kishte mbetur i shokuar.

“E mësova atë gjë kur ai ishte duke e zhvilluar fjalimin e tij pas fitores ndaj Justin Gaethjes. Mbeta i shokuar”, ka thënë ai në një intervistë për Submission Radio.

Lexo po ashtu McGregor reagon pasi Khabib u shpall si mbreti i UFC-së në kategorinë kile për kile

“Isha disi sikur, çfarë? Mendoj, ai kishte një fytyrë të pikëlluar. Për mua ishte një moment shokues”, ka shtuar më tej ai.

Khabib e mbylli karrierën si njëri ndër më të mirët në UFC me një rekord prej 29 fitoresh, asnjë barazim dhe asnjë humbje. /Telegrafi/