Torino ka arritur një fitore spektakolare 5-3 në shtëpi ndaj Pescaras.
Skuadra italiane ku aktivizohet Arlind Ajeti, bëri një paraqitje të shkëlqyer të dielën në mesditë.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti shënoi një gol në portën e Pescaras, por në minutat e fundit bëri edhe një gafë duke shënuar autogol.
Pas ndeshjes, trajneri i Torinos, Sinisa Mihajlovic ka lavdëruar Ajetin për paraqitjen e tij.
“Nuk ishte e lehtë as për Ajetin e as për Lukic, por në përgjithësi jam i kënaqur nga të dy”.
“Ata dy duhet të përmirësohen ende pasi kanë potencial të madh. Jemi duke parë dritë në fund të tunelit”.
“Nëse luajmë si ndaj Pescaras edhe në ndeshjet tjera atëherë nuk i frikësohemi askujt”, deklaroi trajneri i Torinos. /Telegrafi/